Flash News

KRYESORE

Shqiptarët habisin punonjësit në aeroportin e Filadelfias, në valixhe kishin mish, presh e plënc

Doganierët amerikanë në aeroportin Filadelfias nuk u kanë besuar syve kur kanë parë se çfarë ndodhej në valixhen e dy shqiptarëve, të cilët sapo kishin mbërritur në SHBA.

Qeni zbulues dha sinjal se valixhja duhej që të kontrollohej, e ndërsa punonjësit mund të prisnin çdo gjë, nuk ua merrte mendja se aty ndodheshin mish, presh, plënc, gështenja dhe kremviçe.

Në total, ishin rreth 14 kg produkte ushqimore të sekuestruara, raportojnë mediat amerikane. Ngjarja ndodhi më 16 dhjetor të vitit të shkuar, por u publikua vetëm sot më 6 janar 2020.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Madje në mesin e gështenjave kishte edhe dy insekte të gjalla. Autoritetet i sekuestruan ushqimet dhe i lanë udhëtarët që të vazhdojnë vizitën e tyre në Filadelfia. Ushqimet u hodhën.

Autoritetet e Ministrisë së Bujqësisë shfaqin shqetësimin se në SHBA janë shtuar rastet ku udhëtarët sjellin me vete ushqime tradicionale.

Të fundit