Flash News

KRYESORE

“Shqiptarët i duken si alienë”, Hajdari i ‘përvishet’ Ramës: Je izoluar në ‘anijen’ kozmike në Surrel

“Shqiptarët i duken si alienë”, Hajdari i

Rudina Hajdari ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, pas deklaratave të kreut të ekzekutivit se “Rudina Hajdari jeton në hënë”. Deputetja e opozitës së djathtë në parlament nuk i ka kursyer fjalët ndaj kryeministrin, për të cilin thotë se është ‘izoluar në anijen kozmike në Surrel”, ndërsa hallet e qytetarëve “të duken sikur të vijnë nga larg”.

“Z. Rama sot më akuzoi se jetoj në hënë. Në fakt atij ka kohë që hënë i duket e gjithë Shqipëria sepse është izoluar në anijen e tij kozmike në Surrel dhe nuk sheh e nuk dëgjon se çfarë realisht ndodh në këtë vend.

Nuk e sheh varfërinë që është shtuar, nuk e dëgjon dhimbjen e familjeve të përgjysmuara nga emigrimi, nuk e shikon papunësinë e as nuk do t’ia dijë për korrupsionin dhe arrogancën që po e shkaktojnë. Në anijen e tij kozmike prej betoni, ku rri me "kozmonautë" të tjerë, këto halle duket sikur i vijnë nga larg, shqiptarët i duken si alienë e ne që jetojmë mes tyre e flasim gjuhën e tyre, sikur jetojmë në hënë. Keqardhje!”, shkruan Hajdari.

https://www.facebook.com/rudinahajdari/photos/a.500450410299449/1288076681536814/?type=3&theater

Të fundit