Flash News

KRYESORE

Shqiptarët janë më të varfërit në Ballkan, s’paguajnë dot faturat, qiranë e as ushqimet

Shqiptarët janë më të varfërit në Ballkan,

Barometri i Ballkanit publikoi ditën e djeshme një studim të gjashtë vendeve të Ballkanit që nxirrte përfundime për situatën e jetesës dhe përballueshmërinë e nevojave të përditshme. Pyetjet e studimit konsistonin në përballueshëmrinë e nevojave të përditshme e jetësore. Në të pesta pyetjet, përqindja e shqiptarëve që pranonin se nuk mund të paguanin për këto shpenzime, ishte më e lartë se fqinjët.

39% e familjarëve në Shqipëri nuk janë në gjendje të paguajnë faturat e energjisë elektrike, 43% nuk mund të ngrohin shtëpitë e tyre dhe 30% nuk mund të paguajnë këstet e huasë. Të treja këto, shifra më të larta se rajoni.

Gjithashtu, 30% e familjarëve raportojnë se nuk përballojnë dot monetarisht blerjen e ushqimeve, veshjeve dhe të mirave të ngjashme. Një tjetër tregues përkeqësues i gjendjes, është përqindja e familjeve që nuk përballojnë dot të paktën një javë pushime, me 70%. Përqindje kjo, shumë herë më e lartë se mesatarja rajonale.

Shqiptarët gjithashtu nuk ndihen të sigurt në vendin e punës dhe jetojnë nën trysninë se mund ta humbasin nga momenti në moment. Në krahasim me fqinjët tanë, që kanë të ardhura për frymë të ngjashme me ne, këto përqindje janë drastikisht më të larta.

Të fundit