Flash News

KRYESORE

“Shqiptarët kanë keqpërdorur lëvizjen e lirë”, ministri serb: Mund të rikthejmë regjimin e vizave

“Shqiptarët kanë keqpërdorur lëvizjen e

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanovic ka njoftuar se Serbia mund ta kthejë regjimin e vizave me Shqipërinë.

“Ky hap po merret pasi, për fat të keq, një numër qytetarësh nga Shqipëria e kanë keqpërdorur lëvizjen pa viza”- ka thënë Stefanovic.

Ministri nuk ka treguar detaje se si është bërë ky keqpërdorim, por disa media serbe kanë paralajmëruar se kjo masë po zbatohet si reciprocitet pas refuzimit të hapur të Tiranës zyrtare për investimet serbe, siç ishte rasti me Telekomin Serb.

Vendimi i Serbisë pritet t’i konfirmohet zyrtarisht edhe autoriteteve shqiptare, ndërsa do mesohen edhe për arsyet e rikthimit të vizave.

Të fundit