Flash News

KRYESORE

Shqiptarët kundër mbytjes me taksa. Reagojnë pedagogë, aktivistë dhe gazetarë: Model ekonomik psikopat; Poshtë oligarkët e majmur me gjakun tonë

Shqiptarët kundër mbytjes me taksa. Reagojnë pedagogë,

Pedagogë, ekonomistë, aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë të shumtë janë duke reaguar kundër vendimit të qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të mbytur qytetarët me taksa.

Përveç taksës së autostradave, taksat janë rritur nga dita e djeshme edhe për bizneset e vogla në Shqipëri, është rritur taksa e ujit dhe së fundmi banorëve të Tiranës u është vendosur edhe taksa e banesës.

“Model ekonomik psikopat” e konsideron pedagogu Ervin Goci qeverisjen e kryeministrit Rama, ndërsa aktivisti dhe gazetari Erion Kristo kërkon anulimin e koncesioneve PPP.

Reagimet:

Andi Bejtja (Gazetar): Përveç shumë gjërave të tjera në subkoshiencë për herë të parë kjo që dhe protesta e parë zyrtare në Shqipëri kundra oligarkisë: kundra atij grupi të vogël të pasurish që me ndihmën e Kryeministrit po zhvasin çdo pasuri në këtë vend, po deformojnë tregun dhe konkurrencën e lirë dhe më e rënda po varfërojnë shqiptarët dhe po mbyllin gjithmonë e më shumë portat e lirisë, të medias e të demokracisë... Vër në kokën tënde listën e atyre që i gjykon si oligarkë, e ke shumë të lehtë, dhe fillo bojkoto çdo shërbim që ata ofrojnë: që nga nafta, apartamentet, e deri te pampersat e fëmijëve.

Shoqata Biznesi për Biznesin: Kemi argumentuar që kjo taksë është e padrejtë, sepse paguhet. Rruga është ndërtuar me fonde publike dhe jo private.

Denis Dyrnjaja (Gazetar): Tashmë do të kemi edhe një tra të padukshëm të shoqëruar me taksë sa herë të hymë në shtëpitë tona. Nga sot filloi edhe taksa e banesës Të shpërthejë taksa kudo që ndodhet....

Kimete Berisha (Publiciste): Thyjani hundën psikopatit që mos ketë më birë ku ta fusë drogën. Dhjetë euro janë shumë, o psikopat! Edi Rama nuk ndjen, as turp, as mëshirë, as dashuri, përveç neveri dhe lakmi. Prandaj është psikopat. Prandaj, me arrogancë, me vrazhdësi dhe me urrejtje thotë se dhjetë euro taksë për rrugën e kombit janë pak. Plus bëhet cinik. Plus ofendon, kur na drejtohet, kur na e imiton të folurën. Thotë, kush ka makinë, i ka edhe 10-të 'ojro'. Nuk thotë 'euro', por 'ojro', demek ne jemi katunarë, xhungllashë. S'dimë me thënë 'euro'.

Erion Kristo (Gazetar; aktivist): Poshte PPP-te. Te gjitha. Poshte oligarket e majmur me gjakun tone.

Dritan Shano (Ekonomist): Taksimi i shfrenuar fillimisht merr lirinë e çdonjerit prej nesh, pastaj shkatërron pasurinë dhe fuqinë e kombit. Ky veprim i qeverisë prodhon pashmangshmërisht nje produkt që karakterizohet me kufizim të lirisë, varfërim, evazion, dhe protesta të njerëzve sikundër e pamë dje në Kukës, në mes të Rrugës së Kombit. Siç thuhet në këto raste, është detyrë e çdo patrioti të mbrojë vendin nga qeveria e vet.

Ervin Goci (Pedagog): Çfarë do të thotë të jesh kuksian, dhe pse duhen mbështetur të arrestuarit?

Te jesh kuksian, sot do te thote te jesh shqiptar ne te gjithe nuancat e perkufizimit, sepse rezistenca e tyre ndaj gjobes se padrejte dhe shfrytezimit barbar te pasurive natyrore, eshte rezistenca e cdo shqiptari ne cdo cep te territorit ndaj shpronesimit nga e mira publike.

Te jesh kuksian sot, do te thote te jesh kunder modelit ekonomik psikopat dhe kriminal qe ka instaluar sistemi, qe kerkon ta zhvendose popullaten me dhunen institucionale, ku te gjithe te shkojne me banim drejt Tiranes, ne menyre qe gjithe pasurite e ketyre zonave te mbeten jetime, pa zot, dhe t`i shqyejne skifterat.

Te jesh kuksian sot, do te thote te jesh kunder segregimit - politik, social, ekonomik, madje dhe kulturor - duke bllokuar arterien me rendesishme komunikative te kombit, me veriun e Shqiperise dhe shqiptareve.

Te jesh kuksian sot, do te thote te refuzosh qe nje popullsi e zene si miu ne cark, te vuaje mashen e sandëich-it mes dy kufinjve, duke krijuar nje skenar politik dhe ekonomik qe edhe ne Lindjen e Mesme nuk e gjen.

Te jesh kuksian sot, do te thote qe te refuzosh, sic po bejne ata, modelin falimentar te administrimit te shtetit, ku stabilitet quhet, derisa jemi ne te gatshem qe te durojme lakun ne fyt qe shtrengohet dite pas dite.

Gentian Gaba (Analist): Ekonomikisht dhe psikologjikisht nuk do të jetë një prill i lehtë për shqiptarët. Nga dita e “rrenave” do të nisin një sërë detyrimesh të drejtpërdrejta, apo të tërthorta, të cilat do të shënjestrojnë xhepat tona.

Rritet tvsh-ja në Shqipëri, rritet dhe numri i bizneseve të mbyllura me 45%

Kuksianët nuk janë të vetëm, javën e kaluar në shtetin latin iu vu flaka sporteleve të autostradës

Të fundit