Flash News

KRYESORE

Shqiptarët ndër përfituesit më të mëdhenj të ‘Lotarisë Amerikane’; nuk kryejnë krime

Shqiptarët ndër përfituesit më të mëdhenj të

Shqiptarët janë përfituesit e pestë më të mëdhenj në botë të Lotarisë amerikane, ndër 201 entitete të ndryshme, thotë një studim i fundit në të cilin janë grumbulluar të dhëna gjatë periudhës 1993-2015. Gjatë kësaj periudhe kohore, 42, 419 shtetas shqiptarë janë pajisur me Green Card në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet sistemit të lotarisë.

Këta zënë 47.07% të totalit të emigrantëve shqiptarë që gjatë kësaj periudhe kohore janë pajisur me leje qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqiptarët janë fitues në masën 4.5% mbi totalin e  të gjithë fituesve, çka do të thotë se, thuajse 1 në 20 fitues  lotarie ka qenë shqiptar, raporton Scan.

Përqindje më të lartë se vendi ynë kanë; Etiopia, Nigeria, Egjipti dhe Ukraina, me 6.5%, 5.94%, 5.11% dhe 5.04% të totalit. Ky studim vjen në një kohë që presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar anulimin e lotarisë, pas sulmit më të fundit terrorist në vend, autori i të cilit ishte një person që kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet lotarisë amerikane.

Studimi thotë gjithashtu se, paçka se janë ndër përfituesit më të mëdhenj, shqiptarët janë ndër frekuentuesit më të pakët të burgjeve amerikane, me një normë shumë pranë zeros.

Të fundit