Flash News

KRYESORE

Shqiptarët në faqet e para të mediave britanike: Kriminelët po hiqen si refugjatë

Shqiptarët në faqet e para të mediave britanike: Kriminelët

Qindra shqiptarë po ikin ilegalisht dita-ditës drejt Britanisë së Madhe. Ditën e sotme “The Sun” shkruan se shqiptarët, ndonëse kryejnë krime të rënda kanë qëndruar sërish në Angli, me vendim nga Gjykata e Lartë.

Prestigjozja britanike ka marrë dhe dy raste konkrete, ku shqiptarët, të identifikuar si shtetas nga Kosova fituan betejën ligjore për të qëndruar në Angli. Vendimi ndaj tyre mund të sjellë të njëjtin vendim për shqiptarët e tjerë.

Mendohet se së paku 80,000 refugjatë nga Kosova shkuan në Angli në vitet 90’ duke ikur nga lufta. Por ishin dhe persona me rekorde kriminale ata të ciët shfrytëzuan krizën për të kërkuar azil.

Shqiptari me emrin Dinjan Hysaj, 40 vjeç, fitoi të drejtën për të qëndruar në Angli në vitin 1999, por në vitin 2011 ai u dënua me burg për pesë vjet.

Ai qëlloi me gotë birre një burrë tjetër pas një sherri në një pijetore në Hemel Hempstead, Hertfordshire. Ndërsa Agron Bakijasi u kap pasi gënjeu për kombësinë e tij në vitin 2007 kur partnerja e tij vendosi të kthehej të Shqipëri. Por, atëherë, 44 vjeçari u justikua pasi përdori detaje dhe të dhëna të rreme duke fituar kështu nënshtetësinë. Kur gënjeshtra u zbulua, Sekretari i Brendshëm urdhëroi deportimin. Por ata e dërguan rastin në Gjykatën Supreme dhe avokatët e tyre argumentuan me sukses së gënjeshtra për të fituar shtetësinë nuk ishte e mjaftueshme për të vendosur deportimin e tyre.

Të fundit