Flash News

KRYESORE

Shqiptarët në revoltë? Sondazhi tregon shifrën e lartë të atyre që refuzojnë të votojnë më 25 qershor

Shqiptarët në revoltë? Sondazhi tregon shifrën e lartë

Shqiptarët janë të pakënaqur me paritë politike dhe fushatën që po organizojnë. Kjo kuptohet edhe nga përgjigjet e dhëna në sondazhin e IPR Marketing dhe Ora News, ku rezulton se 36.1% e qytetarëve nuk do të votojnë më 25 qershor. Kjo do të thotë se 1 në 3 shqiptarë nuk do paraqiten në kutitë e votimeve.

Shifra ka potencial të rritet pasi 8.5% e të pyeturve janë shprehur se nuk e dinë nëse do marrin pjesë në votime dhe 0.7% kanë refuzuar të përgjigjen.

Ekspertët në emisionin “Tonight” janë shprehur të habitur me këtë shifër dhe trendin gjithnjë e në rritje të atyre që nuk duan të votojnë. Ata janë shprehur se zakonisht ndodh që me afrimin e datës së zgjedhjeve ulet përqindja e atyre që deklarojnë se nuk do të votojnë, ndërsa këtë vit po ndodh e kundërta.

Sondazhi për Shkodrën, ja si ndahen mandatet në kryeqendrën e veriut

Të fundit