Flash News

KRYESORE

Shqiptarët në Serbi, Gent Cakaj: Qeveria do i financojë rregullisht

Shqiptarët në Serbi, Gent Cakaj: Qeveria do i financojë

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj njofton se Qeveria ka vendosur që të financojë në mënyrë të rregullt Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Sipas Cakajt, ky financim do të jetë pjesë përbërëse e një platforme sistematike në shërbim të ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Qeveria e Republikës së Shqipërisë sot ka vendosur të marrë përgjegjësinë për financimin e rregullt të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi. Ky vendim është pjesë përbërëse e një platforme sistematike më të gjerë në shërbim të ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar të bashkëkombësve shqiptarë në Luginën e Preshevës. Mbështetja graduale financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi do të plotësohet menjëherë me një komunikim më intensiv me shqiptarët në Serbi në përgjithësi apo Luginën e Preshevës në veçanti”, deklaron Cakaj.

Këshilli Kombëtar Shqiptar është themeluar në Serbi në kuadër të ligjit të vitit 2009-të, për formimin e Këshillave Kombëtare të Pakicave Kombëtare që jetojnë në Serbi.

Ligji në Serbi për formimin e Këshillave Kombëtare të Pakicave Kombëtare është i bazuar në Konventën e Këshillit të Evropës për të Drejtat Kolektive të Pakicave Kombëtare, në të cilën parashihen kompetencat në lëmin e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit zyrtar të gjuhës dhe simboleve kombëtare.

Gjithashtu, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka mandatin për zgjedhjen e të gjitha çështjeve që janë me interes nacional të shqiptarëve në Serbi.

Të fundit