Flash News

KRYESORE

Shqiptarët nisen si azilantë në Angli me avion privat

Shqiptarët nisen si azilantë në Angli me avion privat

Tre të rritur dhe një fëmijë 3 vjeç janë personat e ndaluar nga autoritetet franceze, të cilët kishin hipur në avion të vogël për të shkuar drejt Anglisë.

Mediat e huaja shkruajnë rreth kësaj menyre që përdorin shqiptarët për të kaluar në Britaninë  e Madhe, teksa sot policia franceze vuri në pranga pilotin dhe ndihmësin e avionit të vogël.

Avioni privat u ndalua në pistën e një aeroporti në veri të Francës, ku emigrantët shqiptarë do të kontrabandoheshin drejt Britanisë nga dy anglezët kundrejt një tarife që nuk dihet. Nuk është hera e parë që emigrantët shqiptarë përpiqen të gjejnë mënyra të rrezikshme për të hyrë ilegalisht në Britani të Madhe.

Të fundit