Flash News

KRYESORE

“Shqiptarët, njerëz mali”, profesori amerikan-kryeministres serbe: Turp të kesh! Bota e di kush janë

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir e ka cilësuar raciste deklaratën e kryeministres serbe, Ana Brnabiç kur tha se ‘shqiptarët janë njerëz të ardhur nga mali’.

Në një reagim në rrjetet sociale Ben-Meir i kujton kryeministres se kush janë shqiptarët që njeh bota, duke marrë shkas nga rasti i Nënë Terezës, Majlinda Kelmendit, Dua Lipës, Rita Orës, Granit Xhakës etj.

“Koment racist nga kryeministrja serbe Brnabic, e cila i referohet kosovarëve si “njerëz Të ardhur nga xhungla/mali”. Zhgënjim të shohësh politikanët e rinj në Beograd me të njëjtën diskurs politik si regjimi i Milosheviqit. Federica Mogherini duhet të reagojë”, ka thënë profesori amerikan.

Të fundit