Flash News

KRYESORE

Shqiptarët përplasen sërish në Parlamentin Evropian, Balla dhe Spaho me qëndrime të ndryshme për drogën dhe krimin e organizuar

Shqiptarët përplasen sërish në Parlamentin Evropian, Balla

Përfaqësuesit e delegacionit shqiptar në Tryezen e Nivelit të Lartë mbi Procesin e Integrimit Europian të Ballkanit Perendimor, në Parlamentin Evropian, janë përplasur me deklaratat për drogën dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

Pjesë e delegacionit ishin deputetët e PS-PD-LSI, Taulant Balla, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili. Balla është shprehur se “gjatë javëve të fundit, qeveria jone ka miratuar një plan shumë ambicioz në luftën kunder krimit të organizuar. Në lidhje me luftën kundër kultivimit të kanabisit, sic e konfirmoi edhe Gjenerali Screpanti i Guardia, për vitin 2017, Shqipëria kishte vetem 88 plantacione te dyshuara, ose 150 here me pak se nje vit me pare. Pra, Shqipëria nuk është më kryeqyteti europian i kanabisit, sikurse ndonje media kanë patur dëshirën ta quajne. Industria e kanabisit po vdes. Ne jemi te vendosur t’i japim fund, njëherë e përgjithmone, brenda 31 dhjetorit te ketij viti.”

Por i të njëjtit mendim nuk ka qenë kolegu i tij demokrat, Spaho, i cili shprehet se “atje theksova nevojën e luftës ndaj kanabizimit të vendit, krimit të organizuar e lidhjet e tij me maxhorancën aktuale në Shqipëri si dhe nevojën për zgjedhje të lira e të ndershme pa votë të blerë e të trafikuar si parakushte për rrugëtim të sigurtë në Bashkimin Europian dhe ku Parlamenti Europian mund të bëjë shumë.”

Gjithsesi, përfaqësuesit politik të Shqipërisë janë bashkuar në kërkesën për hapjen e negociatave me BE-në dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

Të fundit