Flash News

KRYESORE

Shqiptarët ‘rrisin standardet’. Largohen drejt Anglisë jo me gomone por avion sportiv

Shqiptarët ‘rrisin standardet’. Largohen drejt Anglisë jo

11 shqiptarë janë ndaluar në Hollandë, teksa tentonin të kalonin në mënyrë ilegale drejt Anglisë nëpërmjet një avioni sportiv. Policia ka arrestuar nëntë persona, ku pesë ishin shtetas shqiptarë të moshës 20 deri në 27 vjeç. Pas rasteve të shumta të trafikut njerëzor nëpërmjet detit, duket se tashmë është zbuluar një tjetër rrugë, ajo nga qielli me avionë sportiv.

Ndërkaq, janë ndaluar edhe 2 pilotët anglezë të avionit sportiv. Gjatë kërkimeve në një dhomë hoteli dhe në dy shtëpi në Amsterdam, natën e së enjtes, u kapën edhe 4 të tjerë, ndërsa vetëm pas orës 22.00 u kap edhe “truri” i këtij rrjeti, identiteti i të cilit nuk specikohet. Në hotel u gjetën 1 mijë euro, ndërsa në dy shtëpitë u sekuestruan mbi 10 mijë euro të tjera. Policia holandeze zbuloi të parin rast të trakut njerëzor me avionë sportivë dhe të trakuarit ishin shqiptarë. GSH

Të fundit