Flash News

KRYESORE

Shqiptarët vjedhin të moshuarën në autobus në Itali, por brenda kishte edhe policë

Shqiptarët vjedhin të moshuarën në autobus në Itali,

Dje në mëngjes, dy shtetas shqiptarë u përpoqën të grabisnin një të moshuar 80 vjeçare në Genova të Italisë në një autobus, por u arrestuan menjëherë nga karabinierët të cilët po udhëtonin me të njëjtin mjet publik.

Sipas rindërtimit të ngjarjeve nga forcat e rendit, dy burrat hapën çantën e gruas duke përdorur një palë gërshërë dhe i morën portofolin. Karabinierët e San Martinos, të cilët ndodheshin në autobus në kuadër të një shërbimi që ka si qëllim parandalimin e krimeve. Dy shtetasit shqiptarë, 44 dhe 34 vjeç, që të dy me precedentë penalë, janë arrestuar dhe gjykuar sot. Portofoli i është kthyer të moshuarës.

Të fundit