Flash News

KRYESORE

Shqiptarëve tre herë i janë refuzuar negociatat, durimi i humbet Knut Fleckenstein: Pamjet e protestave vonojnë integrimin

Shqiptarëve tre herë i janë refuzuar negociatat, durimi i humbet

Edhe pse janë shqiptarët që vuajnë prej pesë vitesh ngecjen e avancimit të rrugës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein, që thotë se po i humbet durimi nga protestat e opozitës.

Tre herë i është refuzuar Shqipërisë hapja e negociatave gjatë kohës që qeveris kryeministri Edi Rama dhe Gjermania, shteti nga vjen Fleckenstein, i është bashkuar shpesh herë qëndrimit kundër të Francës dhe shteteve të tjera të BE-së.

Sinjalet që vijnë nga Brukseli dhe Tirana tregojnë se as këtë vit nuk do të ketë hapje të negociatave për shkak të mos plotësimit të kushteve nga qeveria, por sërish Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, fajin e gjen te opozita shqiptare.

“Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës. Protestat të ruajnë qetësinë. Pamjet e protestave vonojnë integrimin”, është shprehur Fleckenstein gjatë takimit me Gramoz Ruçin, kryetar i Kuvendit.

Knut Fleckenstein kritikoi edhe sjelljen e Monika Kryemadhit, kryetare e LSI, duke u shprehur se: ‘Zonja e Parë’ nuk duhet të bllokojë negociatat.

Të fundit