Flash News

KRYESORE

Shqiptarëve u shtohet një taksë e re, propozimi përplas dy deputetët e PS

Duket se shqiptarëve së shpejti mund të paguajnë një taksë të re, vetëm duke u nisur nga numri i aparateve të televizorëve që kanë në shtëpi, apo në biznese të caktuara. Në Komisionin e Mediave mbajtur për ndryshimin e taksimit për buxhetin e Radio Televizionit Publik Shqiptar ka patur debate, kryesisht mes dy deputetëve të PS, Ilir Beqaj dhe Fidel Yllit.

Ka qenë Beqaj, ai i cili ka kërkuar që taksa të rritet, referuar numrit të televizorëve që çdo person përdor në shtëpi, apo në biznese. Është fjala për taksën 100 lekë, që i bashkëngjitet çdo muaj faturës së dritave. Sipas tij, nëse në një familje ka dy ose tre televizorë, atëherë do të paguajë 200 ose 300 lekë në muaj.

“Mesa di unë, ajo nuk është taksë për shërbimin, por është taksë për aparatin televiziv kur është vendosur. Pa dashur të futem në emra të përveçëm, një hotel me 40 dhoma duhet të paguajë 40 herë taksë sepse ka 40 aparate televizive. Një pikë bastesh sportive duhet të paguajë 20 taksa se ka 20 aparate televizive. Ka qenë 6 mijë lekë në vit, u bë 12 mijë lekë në vit. Ka qenë 5% komisioni që iu bë një favor CEZ-it atëherë, vajti në 10% të komisionit”, është shprehur Ilir Beqaj.

[caption id="attachment_140060" align="alignnone" width="2048"] Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Shendetesise, ku eshte diskutuar per shkurtimet e personelit shendetesor ne spitale, buxhetin e vitit 2016 dhe paketen fiskale./r/n/r/nHealth Minister Ilir Beqaj, speaks during a session of Labour, Social Issues and Health Parliamentary Committee.[/caption]

Por ky propozim për rritjen e taksës është kundërshtuar nga Fidel Ylli. “Po në shtëpi kur ke 7 televizorë, do paguash shtatë herë ti?! Do vijë ai të kontrollojë ty në shtëpi?!”, tha deputeti i PS-së, i habitur.

Por për Beqajn kjo duhet të jetë zgjidhja për të rritur buxhetin e RTSH-së. “Ajo është taksë aparati, jo taksë shërbimi. Po patjetër, ta kontrollon nga sinjali që çon”, ka thënë socialisti.

 

Të fundit