Flash News

KRYESORE

Shqiptari alarmon autoritetet e aeroportit të Hamburgut, bllokohen pistat e avionëve

Shqiptari alarmon autoritetet e aeroportit të Hamburgut, bllokohen pistat e

Një shtetas i Shqipërisë ka alarmuar autoritetet e aeroportit të Hamburgut kur kanë mësuar se ishte larguar nga dhoma ku po mbahej i izoluar. 22 vjeçarit i ishte refuzuar kërkesa për azil në Gjermani dhe po përgatitej të kthehej në Shqipëri.

Me ndihmën e një algjeriani 24 vjeçar, shqiptari ka arritur të largohet nga rrethimi me gjemba, ndërkohë shtrati i tij në dhomë ishte përgatitur në atë mënyrë që të dukej sikur ai ishte ende aty duke fjetur, raporton ‘Albinfo’.

Sapo kanë konstatuar arratisjen e 22 vjeçarit, autoritetet kanë bllokuar qarkullimin e avionëve rreth orës 20:15 deri në orën 21:35, por i arratisuri nuk është gjetur. Ndërkohë, kërkimet vijojnë ende.

Të fundit