Flash News

KRYESORE

Shqiptari pa biletë alarmon, në mes të natës, pasagjerët e trenit Milano-Roma

Shqiptari pa biletë alarmon, në mes të natës,

“Çmenduritë” e shqiptarëve si brenda dhe jashtë vendit nuk kanë të sosur. Ngjarja e radhës vjen nga sheti fqinjë kur një shqiptar që po udhëtonte në trenin e shpejtësisë Milano – Romë, ka alarmuar pasagjerët dhe drejtuesit për një bombë në tren.

Mësohet se minuta tensioni natën e kaluar në bordin e një treni të linjës Milano-Roma që ka qëndruar i ndaluar për disa orë në stacionin e Firenzes, Santa Maria Novella në mënyrë që t’i nënshtrohej kontrollit dhe verifikimeve. Një person gjatë një zënke deklaroi se në një vagon gjendej një bombë.

Ngjarja ndodhi pak para orës 23:00. Personi në fjalë me origjinë shqiptare është gjetur pa biletë nga kontrollori dhe për shkak të kundërshtimit është nxehur dhe ka bërtitur se në tren ndodhej një bombë, shkruan faqja online e Hekurudhave italiane.

Menjëherë treni është ndaluar në stacionin toskan ku pasagjerët janë zbritur të gjithë për të kryer operacionin e pastrimit nga policia hekurudhore, skuadra anti-bombë e policisë së shtetit dhe njësive e policisë me qen nuhatës. Njeriu është transportuar në dhomën e urgjencës. Shqiptari është dërguar në urgjencë.

Të fundit