Flash News

KRYESORE

Shqiptari i armatosur alarmon policinë italiane pak para ndeshjes Sampdoria-Udinese

Shqiptari i armatosur alarmon policinë italiane pak para ndeshjes

Policia italiane në Genova është alarmuar pak para nisjes së ndeshjes Sampdoria-Udinese, pasi një shqiptar është raportuar se ka hyrë në një pallat pranë stadiumit i armatosur.

26-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhen i ditur ka hyrë në një pallat pranë stadiumit “Luigi Ferraris”, duke mobilizuar disa patrulla të policisë dhe sektorin antiterror pak orë para ndeshjes Sampdoria-Udinese, njofton Ansa.

 

Pas mbërritjes së karabinierëve, shqiptari është arrestuar dhe gjatë kontrollit të tij në banesë iu gjet dhe sekuestrua një pistoletë që pritet t’i nënshtrohet ekspertizës.

Shqiptari ka mohuar se ka mbajtur armë për të kërcënuar ndonjë person me të cilin kishte konflikte të mëparshme, ndërsa policia italiane vijon hetimet.

Të fundit