Flash News

KRYESORE

Shqiptari arrestohet në Beograd për “krime lufte”, Ministria e Jashtme e Kosovës: Autoritetet serbe veprojnë me politikat e Milosheviçit

Shqiptari arrestohet në Beograd për “krime lufte”,

Një tjetër përplasje diplomatike është regjistruar midis Kosovës dhe Serbisë. Autoritetet serbe kanë arrestuar një shqiptar nën akuzën e “krimeve të luftës” dhe mësohet se ai po mbahet në qeli në Beograd.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka reaguar për ngjarjen duke kërkuar lirimin e shqiptarit, ndërsa kritikon autoritetet se Beogradit se po veprojnë me të njëjtat politika si Sllobodan Milosheviçi, ish-presidenti serb i dënuar për krime lufte.

Reagimi i MPJ-së:

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka pranuar informacionin e konfirmuar zyrtar, që autoritetet në Serbi, kanë ndaluar edhe një shtetas të Republikës së Kosovës.

Sipas informacioneve të MPJ-së, shtetasi i Republikës së Kosovës po mbahet në Beograd, nga Zyra e Prokurorit Special, me arsyetimin e krimeve të luftës.

Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se sjellja e autoriteteve serbe karshi shtetasve të Republikës së Kosovës mbetet e ngjashme me politikat e Millosheviqit dhe veprime të tilla i konsideron thjeshtë si një “gjueti shtrigash” ndaj shtetasve tanë.

Autoritetet serbe para se të merren me shtetasit e shtetit fqinj - Republikës së Kosovës do të duhej duhej të merreshin me shtetasit e tyre serb, të implikuar në krimet e luftës, kundër njerëzimit dhe krimeve tjera në Kosovë, gjë të cilën ata kanë dështuar ta bëjë.

Kjo është dëshmia më e mirë se në Serbi nuk ka asnjë shenjë keqardhje, pendimi e as kërkim falje ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, sikurse nuk ka pasur as me qytetarët e vendeve tjera në rajon.

Ministria e Punëve të Jashtme i bën thirrje fqinjit verior që urgjentisht të ndalë keqtrajtimet, maltretimet dhe shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës thërret Bashkimin Evropian, shtetet e Kuintit dhe komunitetin ndërkombëtar, që urgjentisht t’i tërheqin vërejtjen shtetit fqinj ndaj sjelljeve të tilla dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të shtetasit të Republikës së Kosovës.

Të fundit