Flash News

KRYESORE

Shqiptari, baba i tre fëmijëve humb jetën në Itali/ Arkitekti: Ishte si vëlla për mua

Shqiptari, baba i tre fëmijëve humb jetën në Itali/

Fatmir Halili nga Lushnja, i cili jetonte prej 28 vitesh në Sciaça të Italisë, ku punonte si murator humbi jetën të dielën në një aksident me motor. 47-vjeçari ishte i divorcuar dhe prind i tre fëmijëve.

Për ndarjen nga jeta të Halilit, ka reaguar dhe arkitekti Michele Coco, i cili punonte bashkë me të.

“Ishte si vëlla për mua, kam kaluar ditë të tëra me të. Ishte i zoti në punë dhe një njeri i shkëlqyer”, është shprehur ai, raportojnë mediat.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në autostradën A29 në Palermo. Shqiptari humbi kontrollin e motorit “Honda Hornet” dhe u përplas në tokë. Për pasojë, 47-vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Të fundit