Flash News

KRYESORE

Shqiptari dhunohet deri në vdekje dhe trupi hidhet në liqen

Shqiptari dhunohet deri në vdekje dhe trupi hidhet në liqen

Policia gjermane ka konfirmuar se personi që është gjetur i vdekur në një liqen të Erbach-ut, është një shqiptar 19 vjeçar. Bëhet fjalë për një person me vendbanim në landin Nordrhein-Westfalen dhe policia ka njoftuar se ai ka vdekur si pasojë e dhunës brutale.

Dëshmitarët, në mbrëmjen e të hënës kanë zbuluar kufomën në një liqen peshkimi në Erbach dhe kanë lajmëruar autoritetet, raporton albinfo.ch. Po atë natë kufoma është nxjerrë nga liqeni dhe pas ekspertizës mjeko-ligjore bërë të martën ka rezultuar se shkak i vdekjes ka qenë dhuna brutale e ushtruar.

Për shkakun se procedura është në vazhdim e sipër, policia nuk ka dhënë informata më të detajuara lidhur me mënyrën dhe shtrirjen e lëndimeve që ka pësuar viktima.

Sipas informarcioneve, shqiptari ishte shpërngulur sëfundmi në Steinfurt të landit Nordrhein-Westfalen.

Vdesin dy të rinj shqiptar në Itali, trupat gjenden pas tre ditësh

Të fundit