Flash News

E-TJERA

Shqiptari gjendet i varur në një pemë në park. Detajet dhe dyshimet e para të policisë (Foto)

Një 35 vjeçar shqiptar është gjetur i varur në një pemë 9 metra të lartë në një park në Milano. Gazeta italiane ‘Il Messaggero’ bën me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e së djelës rreth orës 4.45.

Një kalimtar i rastit ka njoftuar policinë, por për shqiptarin ka qenë tepër vonë. Është dashur ndihma e zjarrfikëses për të zbritur trupin e pajetë të 35-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga gazeta italiane.

Policia raporton se shqiptari është varur me rripin e pantallonave të tij dhe për momentin dyshohet se mund të jetë vetëvrasje, pasi nuk ka elementë që të vërtetojnë të kundërtën.

Të fundit