Flash News

KRYESORE

Shqiptari godet me grusht policin në Itali dhe tenton të largohet, kishte urdhër-ndalim që prej 2015

Shqiptari godet me grusht policin në Itali dhe tenton të largohet,

Një 31 vjeçar shqiptarë nuk i është bindur patrullës së policisë në Itali e cila po kryente një kontroll të zakonshëm dhe në tentativë për tu larguar i ka goditur me grusht në fytyrë një nga policët.  31 vjeçari ka tentuar të largohej por karabinierët kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Ngjarja ndodhi në sheshin Don Aragno në Legino të Italisë dhe protagonist është një 31 vjeçar shqiptar, me iniciale S.J., i cili sipas “La Stampa” akuzohet për rezistencë.

Pasi u dërgua në komisariat, ai iu nënshtrua kontrolleve ku rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-ndalimi nga Gjykata e Savonas, ndërsa duhet të kryej një vit burg për trazirat e kryera në Ceriale dhe Alassio në 2015.

Të fundit