Flash News

KRYESORE

Shqiptari i Harvardit: Njerëzit të kërkojnë më shumë llogari ndaj atyre që janë në pushtet

Shqiptari i Harvardit: Njerëzit të kërkojnë më

Deni Hoxha studion në Universitetin e Harvardit dhe së fundmi është caktuar drejtor i komunikimit dhe marketingut në organizatën Marrëdhënie Ndërkombëtare në Kampus, e cila është pjesë e Qendrës Weatherhead për Çështjet Ndërkombëtare në Harvard.

Në intervistën për ‘Telegrafi’, ai thekson se zhvillimi i Shqipërisë dhe Kosovës duhen parë si çështje të brendshme dhe jo të udhëhiqet vetëm nga kushtet që vendosen nga Bashkimi Evropian. Deni Hoxha kërkon që shqiptarët të kërkojnë më shummë llogari ndaj qeverive, për të përmbushur premtimet që kanë dhënë.

“Mendoj se akoma ka shumë punë për tu bërë në vendet tona sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, arsimit dhe shërbimeve shëndetësore. Perspektiva evropiane është diçka që duhet të na motivojë, por gjithashtu nuk duhet të jemi kaq të varur nga kushtet ose mundësitë që mund të na ofrojë Bashkimi Evropian. Problemi është i brendshëm, dhe mendoj se ka nevojë për reforma të ndryshme në çdo fushë. Në vend të perspektivës evropiane apo heqja e vizave, duhet të motivohemi për një të ardhme më të mirë për veten tonë që realizohet brenda vendit. Njerëzit duhet të kërkojnë më shumë llogari kundrejt atyre që i kanë vënë në pushtet për të përmbushur premtimet e tyre. Në lidhje me këtë, mbështes iniciativat ose ngritjet e udhëhequra nga të rinjtë (ata që nuk janë pjesë e grupeve rinore politike) për ndryshime. Një shembull, gjatë protestës së studentëve në Shqipëri, Asociacioni i studentëve në Harvard—në konsultim me profesorë dhe anëtarë të organizatës, vendosëm të shprehim mbështetjen tonë në një deklaratë për protestën. Shpresoj që në të ardhmen edhe unë të jap kontributin tim në Shqipëri dhe Kosovë”, thotë Hoxha.

Ai kërkon nga të rinjtë  shqiptarë që të angazhohen, t’i ndjekin ëndrrat e tyre, dhe të mos frikësohen nga dështimet, pasi që dështimet janë pjesë e jetës dhe pjesë e riskut, që duhet marrë për të patur sukses dhe për të arritur aty ku do të jesh.

Të fundit