Flash News

KRYESORE

“Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur”, Qeveria e Maqedonisë reagon për thirrjet raciste para Presidentit Ivanov

“Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur”, Qeveria e

Përkujtimi i kryengritjes së Ilindentit në Krushevë është shoqëruar me thirrje ofenduese ndaj shqiptarëve, të tilla, si: “Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur”.

Thirrjet u bënë në momentin që përfaqësues qeveritar vendosën kurora me lule pranë përmendore së kryengritësve të Ilindenit. Thirrjet anti-shqiptare ndodhën përpara syve të presidentit Gjorgje Ivanov.

Ivanov doli para qytetarëve me një fjalim të ashpër kundër pushtetit. Ai kundërshtoi ashpër marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, e cila sipas Ivanovit, e ridefinon shtetin dhe e nënshtron atë ndaj Greqisë si dhe e fshin identitetin dhe historinë maqedonase.

“Të nderuar bashkëqytetarë, treguesi më i madh për vlerat e një populli është konsensusi rreth asaj që nuk është në shitje. Emrin e kemi të madh. Do të duan të na marrin, parashikoi Bllazhe Koneski. A me Marrëveshjen e dëmshme greke, ne vetë vullnetarisht do ta japim emrin?! Çështja e emrit dhe identitetit është më e vjetër se secila Kushtetutë, se secila Qeveri, se secili President. Madje është më e vjetër se shteti. Asnjë individ, nga asnjë gjeneratë nuk ka të drejtë të bëjë tregti me këtë emër dhe me këtë identitet”, deklaroi Gjorge Ivanov, president i shtetit.

Referuar ngjarjes, Qeveria e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev dënoi thirrjet duke u bërë thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë i dënon thirrjet për urrejtje dhe dhunë, që janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe u bën thirrje institucioneve kompetente t’i hetojnë këto dukuri dhe të marrin masa adekuate. Ilindeni është ditë për bashkim dhe jo ndarje”, thuhet në reagimin e Qeverisë maqedonase.

Të fundit