Flash News

KRYESORE

Shqiptari në garë për president të Maqedonisë së Veriut: Më çuditi heshtja e Tiranës dhe Prishtinës

Shqiptari në garë për president të Maqedonisë së

I ka hyrë i vetëm garës për president. Madje fushatën po e bënë vetëm me disa fletushka. Kandidati i parë shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, ndonëse rrugës ka gjetur përkrahje të masës, është shprehur i habitur me heshtjen e institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë karshi kandidaturës së tij.

Vetëm pak kohë më parë, shqiptarët e Tuzit dhanë shembullin se të bashkuar mund të fitojnë, e njëjta nuk po ndodh në Maqedoni. Kjo ka bërë që Reka të adresojë kritika për Bashkimin Demokratik për Integrim, parti kjo e cila ka dal në krah të kandidatit maqedonas të LSDM-së, Stevo Pendarovski.

Në intervistën për ‘KosovaPress’, Reka thotë se ky është momenti i fundit që Maqedonia e Veriut ta ketë një president shqiptar, teksa tregon edhe arsyet që e kanë shtyrë që t’i hyjë garës presidenciale.

Kandidati për president është shprehur i çuditur me heshtjen e institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë karshi kandidaturës së tij.

‘Mua më ka ardhur pak çudi heshtja e Kosovës dhe e Shqipërisë. Natyrisht është legjitime që edhe Prishtina dhe Tirana kanë një kandidat të preferuar presidencial, ndoshta kanë Pendarovskin për arsye të koalicioneve apo të relacioneve miqësore, qeveritare, partiake, me Shkupin zyrtar. Përpos përkrahjes së Vetëvendosjes dhe Albin Kurit, përkrahjeje tjetër nuk ka ardhur as nga Republika e Kosovës as nga Republika e Shqipërisë’, ka thënë Reka.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet nesër, më 21 prill, dhe përveç Blerim Rekës, në garë janë edhe Gordana Siljanovska – Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së dhe Stevo Pendarovskin i LSDM-së.

Të fundit