Flash News

KRYESORE

Shqiptari poston foto nga burgu në Londër: I kemi të gjitha, vetëm femrat na mungojnë

Shtetasi shqiptar, Tristen Asllani, i cili po kryen dëniminme 25 vite burg për trafik droge dhe armë-mbajtje pa lejë në Wandworth, ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram me emrin "Shqiptari im në burg" duke deklaruar  nuk u mungon asgjë përveç femrave. 

“Edhe pse brenda burgut i kemi të gjitha kushtet, ajo që na mungon janë vetëm femrat”, thuej në mbishkrimin e fotos së postuar nga i burgosuri shqiptar.

Kjo foto është paraqitur dhe në një artikull të “The Evening Standard”, ku tregohet jeta që bëjnë ë dënuarit në qeli.

Dyshohet se 29 vjeçari shqiptar është anëtar i bandës së Londrës Lindore të quajtur Hallbanianz.

29 vjeçari Tristen Asllani u arrestua dy vite më parë pasi përplasi makinën në një dyqan në Crouch End ndërsa ndiqej nga policia britanike. Oficerët e policisë gjetën 21 kg kokainë në makinën e tij dhe armë.

 

Të fundit