Flash News

KRYESORE

Shqiptari u gjend i pajetë në Francë, zbardhen shkaqet e ngjarjes

Shqiptari u gjend i pajetë në Francë, zbardhen shkaqet e ngjarjes

Një azilkërkues shqiptar ka ndërruar jetë në mënyrë të mistershme ditë më pare në Metz të Francë. Ngjarja është bërë publik nga gazetari Leon Molla, ka treguar se azilkërkuesi ishte një djalë 26-vjeçar, i qetë dhe punëtor.

Ai tregon se pas tragjedisë së ndodhur, familja e tij po kërkon ndihmë nga të gjithë, që të kontribuojnë për kthimin e trupit të pajetë të Klidian Jonuzit në Shqipëri.

“Djali i vetëm i familjes Jonuzi, Klidian Jonuzi nga Tirana që ndërroi jetë në Metz të Francës, brenda këtyre tre ditëve trupi i tij i pajetë do të niset drejt Shqipërisë. Sipas familjarëve shkaku i vdekjes së tij ka ardhur nga një përplasje që i ka kryer një automjet. Kontakti i fundit i 26-vjeçarit me motrën e tij ka qenë me datën 17.10.218 rreth orës 17:30, pastaj motra e të ndjerit ka marrë mesazhin nga e dashura e Klidianit se kishte ndërruar jetë”, ka shkruar gazetari shqiptar në rrjetet sociale.

Shqiptari qëndronte për rreth 1 viti e gjysmë në azil, duke punuar si vullnetar.

Të fundit