Flash News

KRYESORE

Shqiptari më i urryer në botë, ja burgu i veçantë ku do të qëndrojë

Shqiptari më i urryer në botë, ja burgu i veçantë ku

Shqiptari më i urryer në botë, Martin Shkreli, CEO i Turing  Pharmaceuticals, i cili për shkak të rritjes së çmimit të ilaçeve që mund t’u shpëtonin jetën të prekurve nga HIV/AIDS, do të qëndroj 4 muaj në burgun e qytetit të Bruklinit.

Qelia ku do të qëndrojë është e njohur me emrin “Kollaret e bardha” pasi aty burgosen mafiozë dhe të  akuzuar për terrorizëm të cilëve u mohohet aksesi ndaj shumë shërbimeve.

Deri në janar Shkreli do të jetë i burgosur në Qendrën Metropolitane të Dënimit në Bruklin. Në këtë burg ndodhen afro 2000 të burgosur dhe një nga shërbimet ku Shkreli nuk do të këtë akses është interneti.

34-vjeçari, ish-ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Turing, u vendos në qendër të vëmendjes për rritjen ekstreme të çmimit të një ilaçi antiparazitik gjë që i solli nofkën “ Njeriu më i urryer në Amerikë” dhe “Pharma bro”. Urdhri për burgosjen e tij erdhi pasi kishte ofruar 5.000 dollarë shpërblim në facebook për personin i cili do t’i sillte një fije floku të ish-sekretares së shtetit Hillary Clinton.

Të fundit