Flash News

KRYESORE

Shqiptari vrau veten një muaj më parë, gjendet kufoma e shpërfytyruar e të dashurës së tij, dyshimet e policisë

Shqiptari vrau veten një muaj më parë, gjendet kufoma e

Policia italiane ka gjetur trupin e pajetë të një gruaje e cila dyshohet se është e dashura e shqiptarit i cili vrau veten rreth një muaj më parë. Sipas medieve italiane, kufoma e cila dyshohet se i përket Sofiya Melnyk, 43 vjeç nga Ukraina, u dërgua në morgun e spitalit të Trevisos, për të zbuluar shkaqet e vdekjes së saj.

Sipas raportimeve trupi i 43 vjeçare është gjetur i deformuar dhe me shenja, e cila ngre dyshimet për një lidhje mes ngjarjes së vetëvrasjes së shqiptarit dhe vdekjes së të dashurës së tij.

Daniel Paskali i cili kishte 16 vite i lidhur me ukrainasen ka denoncuar në polici zhdukjen e kësaj të fundit që prej datë 15 nëntorit në Cornuda në zonën e Trevisos. Kufoma e Melnyk u gjet në malin Grappa, e shpërfytyruar gati tërësisht dhe e mbledhur më një qese plasmani të zezë për mbeturina.

Paskali i dha fund jetës në në 28 nëntor në banesën e tij, ndërkohë në atë kohë mediet shkruanin se në në 17 nëntor Paskali kishte denoncuar zhdukjen e të fejuarës së tij ukrainase.

 

 

 

 

Të fundit