Flash News

KRYESORE

Shqiptarja i vë flakën vetes para gjykatës në Itali: Ligji këtu nuk funksionon

Shqiptarja i vë flakën vetes para gjykatës në Itali: Ligji

Në Rimini të Italisë, një 58-vjeçare me origjinë shqiptare i ka vënë flakën vetes në ambientet e gjykatës. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 minuta të mëngjesit të sotëm.

Gruaja e ka arsyetuar veprimin e saj duke thënë se ishte përballur me padrejtësi në gjykatë për më shumë se 10 vjet, prandaj mëngjesin e sotëm, arriti në katin e parë të ndërtesës, ku filloi të bërtiste me dëshpërim.

“Në Itali ligji nuk funksionon, kjo është e mjaftueshme, nuk mund të vazhdoj më kështu”, ka bërtitur me zë të lartë 58-vjeçarja.

Pas nxjerrjes së një çakmaku nga çanta, shqiptarja i vu flakën xhaketës së saj me një material sintetik, e cila u përfshi menjëherë nga zjarri.

Të fundit