Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shqiptarja në Vjenë-Ermal Mamaqit: Po mirë more zotëri, këtë filmin tënd të rren mendja se do ta shohin të huajt?
Nga Fjorda Llukmani/Dritare.net
Para pak ditësh në Vjenë një miku im shqiptar më fton në premierën e filmit ‘Dy gisht mjaltë’. E kisha parë në internet filmin, por për kuriozitet për të parë si do të zhvillohej premiera në Austri vendosa të shkoj. Prezenca e vetë Ermalit dhe Elvanës i shtoi goxha pikë pjesëmarrjes së personave, kryesisht emigrantë.
Salla ishte e mbushur me shqiptarë dhe tek-tuk ndonjë gjerman folës që e kishte marrë dikush nga ne me vete. Filmi ishte me titra gjermanisht. Parakalon dhe Ermali me Elvanën, thonë dy fjalë e largohen. Shkrepin dhe dy foto me fansat që po i luteshin. Mbase po mos të kishte rrjete sociale edhe PR kaq të fuqishëm ditët e sotme, as për një resme s’do të na gjezdisnin këta të famshmit. Kur u shkëmbeva me Elvanën në korridoret e kinemasë, nuk ngurrova t’i bëj një kompliment.
“Je yll”- i thashë- “të kam qejf shumë. Lum ti për këtë që je”. Ajo më buzëqeshi e më falënderoi me dashamirësi. Ky tjetri gjithë pordhë e tangërllëk. Nejese… Pika kulminante nuk fillon këtu.
Meqë filmi bëri shumë bujë mbase prisja më shumë organizim. Para dy vjetësh shkova në Festivalin e Filmit në Sarajevë për të parë premierën e filmit shqiptar ‘Dita zë fill’, ku fitoi dhe çmimin aktorja më e mirë femër. Ky film vazhdon të marrë çmime e të bëjë xhiro në festivale nëpër botë, por askush s’flet për të. Më vjen plasje kur shoh filma karamele të marrin famë më shumë se ato që kanë një mesazh të rëndësishëm e të fortë social. Kjo sepse ne si popull na pëlqejnë dallaveret, lakuriqësitë apo gjërat që s’na marrin shumë kohë për t’u përtypur.
Sot më telefonon një tjetër shok shqiptar, i cili kishte vajtur për të parë filmin në kinema me gjithë familjen. “Fjord nuk e ke idenë çfarë më ndodhi!”- më flet ai pak i nevrikosur. “Shkova për të parë filmin në kinema. Mami me babin kanë vite që s’shohin prodhime shqiptare se emigrantë prej vitesh këtej edhe thash po ua bëj qejfin. Shkoj në sportel i tregoj filmin që dua të shoh dhe i jap disa kupona për ulje çmimi që i kisha fituar diku. ‘Kuponat për ulje nuk vlejnë për këtë film. Për të gjitha të tjerat po, vetëm për komedinë shqiptare jo.’,-më kthen përgjigje vajza në sportel.
I habitur fare e pyes për arsyen pse. ‘Prodhuesit e filmit nga Shqipëria nuk na kanë lejuar që filmi të shitet me ulje. Sot është ‘Kino Day’ (dita e kinemasë) dhe të gjitha të tjerat janë vetëm 8 euro, por jo ky që kërkoni ju.’-më përgjigjet.”
Ndërkohë që ai më tregonte në telefon, mua më ikte zari si ka mundësi një gjë e tillë. Rrëfimi i tij vazhdon: “Tentova të nxjerr kartën e studentit, por prapë asgjë. Gjatë gjithë jetës time në Austri s’ka bërë vaki mos t’më pranojnë ulje në këtë farëderexheje. I habitur e pyes sa është bileta normale, meqë e kishim ndarë mendjen ta shikonim filmin. Kur ajo më thotë se bileta kushton 15 euro, sa s’me ra tepeleku kokës.
15 euro nuk paguan as kur ka premiera filmi të Hollivudit, jo më për një film shqiptar që shfaqet në mes të Vjenës. Si ka mundësi kështu? Çfarë janë këto rregulla që paska vendosur produksioni i filmit për shfaqjen jashtë shtetit? Asnjë film tjetër nuk kushtonte aq shumë sa ky!” Ai fliste unë komentoja me ç’të më dilte përpara. S’jam duke shkruar për të kritikuar filmin, por fenomenin e këtyre që pale ç’u duket vetja. M’u kujtua që një shoqja ime më ftoi në kinema për premierën një filmi nga Marvel dhe kushtonte 13 euro. Biletat normale të kinemasë në Vjenë janë nga 7-11 euro. Na ardhka Ermal Mamaqi edhe filmi i tij kushton më shumë se të gjitha këto së bashku? As filmat 3D nuk kanë këtë çmim. Mirë kjo, por ‘Dy gisht mjaltë’ shfaqet në një nga sallat më kot të kinemasë, ndër më të voglat më saktë.
Po mirë more zotëri, këtë filmin tënd të rren mendja se do ta shohin të huajt? Po si more për atdhetarët e patriotët e gjakut tënd i bën këto numra? Apo duke e ditur mirë sa mall kanë emigrantët për Shqipërinë, ta pret mendja që do të paguajnë sado që të kushtojë vetëm për të parë filmin që bëri aq shumë bujë.
Nuk dua të përmend fudullëkun dhe mosmirënjohjen që e karakterizon gjithmonë këtë personazh. Këtyre pseudo vipave shqiptarë, shyqyr që u ka rënë një farë leku në dorë e shtypin pjesën tjetër të popullsisë që i shohin si idhuj e nuk ua njohin surratin e tyre të vërtetë. Ata që punojnë në botën e televizionit e dinë mirë çfarë qylaxhiu e kurnaci është Ermali, i cili ka milionat, por s’qeras kurrë.
Ah more Ermal, të ndiqja dikur me dëshirë e qeshnim me batutat e tua. Tani u bëre bajat o burrë dheu! S’di më të bësh as humoristin, as gazetarin, as aktorin. Këngëtarin jo e jo. T’ia quash për nder Elvanës që u bë pjesë e filmit, se 80% e personave që kam pyetur prej saj e kanë parë. Ndërsa ti popull i thjeshtë që po më lexon edhe për sa kohë do të ndjekësh në televizor figura të tilla që s’i japin asnjë lloj vlere shoqërisë tonë?
Në përfundim po e përshëndes Ermalin me një shkrim biblik meqë e mban veten për besimtar. Veprat 20:35 thotë: “Ka më shumë lumturi të japësh se të marrësh.” Shqiptarët ty të dhanë famë e lekë, po ti çfarë u dhe atyre?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38


