Flash News

KRYESORE

Shqiptarja që do të përfaqësojë Qipron në Eurovision: Nuk ndjej konkurrencë ndaj kolegëve shqiptarë

Shqiptarja që do të përfaqësojë Qipron në

Festivali evropian "Eurovision 2018" do të jetë i veçantë këtë herë pasi tre këngëtarë shqiptarë do të përfaqësojnë tre shtete të ndryshme.

Eugent Bushpepa do të përfaqësojë Shqipërinë, Ermal Meta Italinë dhe Eleni Foureira Qipron.

Në një intervistë për ‘Jo vetëm modë’, Eleni ka pohuar se nuk ndjen rivalitet me shqiptarët dhe se ndihet mirë që do të jenë të tre në këtë festival.

“Fakti që tre shqiptarë do të ngjiten në skenën e ‘Eurosong’ më bën të ndihem shumë mirë, shpresoj të shkojmë mirë me njëri-tjetrin. Nuk ndjej konkurrencë ndaj tyre. I kam dëgjuar të dyja këngët dhe më pëlqejnë shumë. I uroj fat të dyve pasi janë këngëtarë shumë të mirë”, është shprehur ajo.

 

 

Të fundit