Flash News

KRYESORE

Shqiptaro-hebreu Shvarc: Me gaz nuk më bëri gjë as Hitleri, as Enveri, jo më...

Shqiptaro-hebreu Shvarc: Me gaz nuk më bëri gjë as Hitleri, as

Përkthyesi Edvin Shvarc, i biri i një prej ikonave të shqipërimit letrar në Shqipëri, Robert Shvarc, ka shkëmbyer mbrëmë një mesazh me Krenar Ahmetin, një ish-drejtues i lartë i Policisë gjatë kohës që ky ndodhej në studion e Ora News.

Ahmeti e ka bërë publik meazhin e Shvarcit i cili lidhej me përdorimn e paprecedent të gazit lotsjellës nga Policia.

"Me gaz buk më bëri gjë as Hitleri, as Enveri, lëre më këta pinxhot rilindas...!, i shkruan Shvarci mikut të tij Ahmeti.

Familja Shvarc është me origjinë hebraike.

Një perimetër i gjerë i kryeqytetit, duke filluar nga Ali Demi dhe deri poshtë ish-ekspozitës, sipas raportimeve për median të qytetarëve është mbuluar nga një re gazi që u përdor me intensitet nga Policia te Kryeministria, Kuvendi dhe Drejtoria e Policisë. Kjo ka sjellë reagimin e shumë qytetarëve, që nuk ishin në protestë, dhe madje edhe prej atyre që as nuk ishin dakord me protestën, duke e quajtur të pavend përdorimin e gazit helmues në një shkallë të tillë.

 

Të fundit