Flash News

KRYESORE

Shtatore, autostradë e park me emër të Adem Demaçit, Haradinaj merr propozimet pas ceremonisë mortore

Pas ceremonisë mortore të veprimtarit Adem Demaçi, ku i praniashëm ishte dhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë disa proprozime. Bëhet fjalë për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e autostradës Prishtinë – Pejë “Autostrada Adem Demaçi” dhe emërtimin e parkut të Qytetit të Prishtinës “Parku Adem Demaçi”.

Kryeministri Haradinaj në një postim në Facebook bën me dije se vendim-propozimi do të procedohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës.

“Sot, pas ceremonisë mortore, në nderim të Adem Demaçit, kam marrë propozim-vendimin për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e austostradës Prishtinë - Pejë – “Autostrada Adem Demaçi” dhe për të emërtuar Parkun e Qytetit të Prishtinës – “Parku Adem Demaçi”.

Vendim-propozimi do të procedohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për respekt të emrit dhe veprës së tij, si pjesë e identitetit shpirtëror dhe politik të Kosovës, një figurë unike në përpjekjen tonë për liri”, shkruan Haradinaj.

Të fundit