Flash News

KRYESORE

Shtatori, muaj i rëndësishëm për zgjidhjen përfundimtare. Vuçiç vizitë në Kosovë dhe Kinë

Shtatori, muaj i rëndësishëm për zgjidhjen

Beogradi dhe Prishtina kanë deklaruar se diskutimet për arritjen e një marrëveshje përfundimtare midis dy shteteve kanë hyrë në fazën e fundit. Mediat serbe shkruajnë se muaji shtator do të jetë vendimtar sa i përket kësaj marrëveshje dhe zgjidhjes së konfliktit.

‘Blic’ njofton se presidenti Aleksandar Vuçiç pritet të zhvillojë një vizitë në veri të Kosovës, në fillim të muajit të ardhshëm, ku do të takohet me komunitetin serb që jeton atje. Vuçiç do të dëgjojë qëndrimin e serbëve të veriut, si dhe pritet të shpalosë marrëveshjen që do të nënshkruhet me Prishtinën.

Pas vizitës në Kosovë, Vuçiç do të niset drejt Kinës ku do të marrë pjesë në një forum ekonomik. Ndonëse nuk konfirmohet nëse presidenti serb do të diskutojë për çështjen e Kosovës me zyrtarët kinez, fakti që Kina ka mundësinë e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe shprehet kundër pavarësisë së Prishtinës, mund të jetë një arsye më shumë që kjo temë të hidhet për diskutim.

Nga 24 shtatori deri më 28 shtator Vuçiç do të qëndrojë në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Atje, presidenti serb do të mbajë një fjalim ku Kosova pritet të jetë pika kryesore.

Të fundit