All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

‘’Shtëpia e parë e Rindërtimit’’; Rama i dorëzon çelësat familjes në Farkë: Duhen falenderuar thurësit e këtyre “hudhrave” digjitale

‘’Shtëpia e parë e Rindërtimit’’; Rama i
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë familjes Allaraj, banesa e të cilëve u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

All - Paragraf - 3

I shoqëruar nga kryebashkiaku, Erion Veliaj, për humor, Rama ka rrëfyer një histori rreth projektit për ndërtimin e kësaj banese, ndërsa shprehet se “duhen falenderuar pa ironi e as pishman edhe thurrësit e këtyre “hudhrave” digjitale, që e vranë syrin e keq mbi shtëpinë e familjes Allaraj, e cila sot nis jetën e re në një banesë tamam siç kemi premtuar, më të madhe, më të fortë, më të bukur”.

Reagimi i plotë i kryeministrit Rama:

Sot kemi një urim krejt të veçantë😉

SHTËPIA E PARË E RINDËRTIMIT hap dyert për familjen Allaraj, në ditëlindjen e Merisilda, e cila mbush 13 vjeç🤩

Për pak humor, kjo është ajo shtëpia që kur vumë tullën e parë disa “inxhinierë” këtu, komentuan skeletin e saponisur prej hekuri të kolonave, duke vënë alarmin se ishte me “katër tela”! Ngutja e disave për të nxjerrë fjalën e keqe apo për të bërë “kompetentin” pa diplomën përkatëse, për çdo punë që komentojnë nga kafeneja, plazhi apo krevati ku luajnë me ajfonin e tyre është bërë si puna e atij vargut me hudhra, që vihet në hyrje të shtëpisë për të mos marrë m’sysh😂

Kështu që duhen falenderuar pa ironi e as pishman edhe thurrësit e këtyre “hudhrave” digjitale, që e vranë syrin e keq mbi shtëpinë e familjes Allaraj, e cila sot nis jetën e re në një banesë tamam siç kemi premtuar, më të madhe, më të fortë, më të bukur, me urimin për ditëlindjen e Merisildes, që bashkë me vellain Merison, të mësojnë mirë, të bëhen të zotët e vetes e të kenë jetë e shëndet🙏

Gëzuar😍

Të fundit