Flash News

KRYESORE

“Shtëpia ka dy kolonat e këputura”, Rama –banorit të prekur nga tërmeti: Ti nuk sheh asgjë vlla, nuk je ekspert

“Shtëpia ka dy kolonat e këputura”, Rama –banorit

Kryeministri Edi Rama ka debatuar me një banor në Manëz të Durrësit, gjatë inspektimit të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Banori iu ankua se në godinën 4-katëshe ku jeton bashkë me 21 pjesëtarë të tjerë (pesë familje) ka kolonat e dëmtuara, por sipas tij ekspertët i kanë thënë se nuk ka rrezik.

Banori: Unë jam banor i kësaj komune. Jemi 22 persona dhe banojmë në një godinë 4 katëshe dhe jemi 5 familje që banojmë aty.  Kanë ardhur inxhinierët e kanë parë dhe më kanë thënë që këtu banohet. Tani në atë shpi nuk banohet sepse ka këput kolonën...

Ndërhyn Rama: Atë punë nuk e dini ju, e dinë ekspertët

Banori: Ne s’na kanë thënë as futuni, as mos u futni, ju lutem të rishikohet godina

Rama: As ti, as unë nuk jemi ekspertë. Ata e thonë fjalën e fundit.

Banori: Unë shoh që shtëpia ka dy kolonat e këputura, i kanë dalë telat...

Rama: Ti nuk sheh asgjë vlla se nuk je inxhinier.

Pas minutës '14: 

Të fundit