Flash News

KRYESORE

"Shtëpia Rozë", streha e presidentit Trump ndryshon ngjyrën për Muajin e Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit

Shtëpia e Bardhë është kthyer në rozë për nder të Muajit të Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit. Shtëpia e Presidentit Donald Trump është ndriçuar me një hije të ndritshme rozë të martën në mbrëmje për të shënuar ditën e parë të tetorit.

Një numër i madh monumentesh në gjithë botën janë ndriçuat në rozë për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.Vitin e shkuar ishte Zonja e Parë, Melania Trump që qëndronte pas ndriçimit rozë të shtëpisë së tyre.

Tradita e ndriçimit të Shtëpisë së Bardhë në ngjyrë rozë ka nisur për herë të parë në vitin 2008 kur Zonja e Parë Laura Bush jetonte atje. Roza është ngjyra që përdoret prej kohësh nga përpjekjet globale për të rritur ndërgjegjësimin dhe fondet për kancerin e gjirit.

Rreth një në tetë gra do të diagnostikohen me kancer invaziv të gjirit gjatë jetës së tyre, sipas shifrave të Shoqatës Amerikane të Kancerit.

Të fundit