Flash News

KRYESORE

“Shtëpiake që pjellin fëmijë”/ Flutura Açka kundër Arben Imamit: Deklaratë barbarësh, ku janë hipokritet që mbrojtën Vlahutin?

“Shtëpiake që pjellin fëmijë”/ Flutura

Shkrimtarja Flutura Açka ka reaguar kundër deklaratës së bërë nga deputeti demokrat, Arben Imami, i cili tha në “Opinion” se Jozefina Topalli u zëvendësua nga “shtëpiake që pjellin nga 3-4 fëmijë”.

Açka shprehet se kjo deklaratë e thënë nga goja e një deputeti tregon se je në një vend barbarësh. Ajo kritikon edhe kryeministrin Edi Rama për sulmet që i bën kandidates së PD, Grida Duma.

Sa i përket reagimeve për deklaratën e Imamit, Açka pyet se ku janë sot ato gra të pushtetshme që bëjnë peticione kur lëndohet Romana Vlahutin, por nuk thonë asnjë fjalë për këto raste.

Reagimi i Flutura Açkës:

Unë jam 'Nënë me shumë fëmijë'

Të dëgjosh nga goja e një deputeti se qenka turp të jesh 'Nënë me shumë fëmijë' dhe kjo të privon të konkurrosh si e barabartë, padyshim mendon se je në një vend barbarësh.

Të dëgjosh KM tënd brekushevarë që fyen dhe qesëndis fshatçe një kandidate perfekte për deputete si Grida Duma , ta zë mendja se vetëm Europë nuk i vjen erë nahisë sonë.

Ku janë ato gratë e pushtetshme që bëjnë peticione (me të drejtë mbase) kur u lëndohet Vllahutin? A nuk kanë ndonjë fjalë të thonë sot dhe të lebetiten? Nëse nuk thonë, nuk janë veçse hipokrite dhe përligjëse vetëm të fondeve që marrin nga Europa për të drejtat (edhe të grave). Kjo shoqëri ka nisur të më bëjë me turp me falsitetin e saj.

Të fundit