Flash News

KRYESORE

Shterrethimi, Lleshaj: Ndëshkuam 1843 qytetarë se nuk respektuan oraret e lëvizjes

Shterrethimi, Lleshaj: Ndëshkuam 1843 qytetarë se nuk respektuan

Ministri i Brenshëm Sandër Lleshaj publikoi shifrat e ndëshkimeve për personat që nuk respektuan shtetrrethimin gjatë dy javëve të fundit. Sipas Lleshajt, shumica dërrmuese e qytetarëve i kanë respektuar rregullat, ndërsa ai apelon që të “qëndrojn në shtëpi” për të parandaluar përhapjen e koronavirusin.

“Qytetarët në shumicë dërrmuese i janë përgjigjur apelit për të qëndruar në shtëpi, si një masë e fortë për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19. Çdonjëri ka një rol të pazëvendësueshëm në këtë luftë me armikun e padukshëm, ndaj ajo që sot kërkohet me forcë është: Qëndro në shtëpi, dil vetëm për nevojat më emergjente! Kështu ndihmojmë dhe shpërblejmë sakrificën e atyre mijëra burra e grave që janë në vijën e parë të frontit, duke rrezikuar shumë”, shkruan Lleshaj.

Në total, nga 16 deri në 31 mars janë ndëshkuar 1843 qytetarë për mosrespektimin të orareve të lëvizjes. Gjithashtu janë dënuar edhe subjekte e biznese që kanë ushtruar aktivitetin ndonëse sipas urdhrit të qeverisë duhet të qëndrojnë mbyllur.

https://www.facebook.com/lleshajsander/photos/a.295958931053442/551806238802042/?type=3&theater

Të fundit