Flash News

KRYESORE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin gatishmërinë për Shqipërinë: Pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin gatishmërinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar përmes një deklaratë për situatën pas tërmetit në Shqipëri.

Në deklaratë thuhet se amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar përherë krah njëri-tjetrin në kohë të vështira dhe ky rast nuk përbën përjashtim pasi kanë shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetjen që ka nevojë Shqipëria.

Deklarata e plotë:

Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga tërmeti. Shtetet e Bashkuara janë pranë miqve tanë në Shqipëri, ashtu si amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira. Ne vijojmë të ndjekim situatën nga afër dhe jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë.

Të fundit