Flash News

KRYESORE

Shtetet lehtësuan masat, paralajmëron OBSH: Covid-19 ka kombinime të rrezikshme, bëni kujdes!

Shtetet lehtësuan masat, paralajmëron OBSH: Covid-19 ka kombinime
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit ka paralajmëruar se "më e keqja nuk ka kaluar" në shpërthimin e koronavirusit, duke ngritur kambanat e reja të alarmit në lidhje me pandeminë, pasi shumë vende kanë filluar të lehtësojnë masat kufizuese. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, përmes një video-konferencë në Gjenevë tha se bota duhet të veprojë së bashku në një shkallë kombëtare dhe globale për të kapërcyer pandeminë. Ai përsëriti thirrjet e tij për solidaritet global dhe unitet kombëtar dhe paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodh, më shumë njerëz do të vdesin. Tedros aludoi në të ashtuquajturin grip spanjoll në 1918 si një referencë për shpërthimin e koronavirusit. "Ai ka një kombinim shumë të rrezikshëm dhe kjo po ndodh ... si gripi i 1918 që vrau 100 milion njerëz," u tha ai gazetarëve në Gjenevë. "Por tani ne kemi teknologji, ne mund ta parandalojmë atë katastrofë, ne mund ta parandalojmë atë lloj krize", tha më tej. Koronavirusi u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, dhe prej andej është përhapur në mbarë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e tij e ka shpallur një pandemi globale.

Të fundit