Flash News

KRYESORE

‘Shteti është në kolaps, pushteti në zenit’, Manjani: Propozimi im si dilet nga kjo situatë

‘Shteti është në kolaps, pushteti në zenit’,

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se shteti është në kolaps, pushteti në zenit ndërsa politika thjesht prodhon llafe.

Në një status, të publikuar në rrjetin social Facebook, Manjani jep propozimin e tij për të dal nga kjo situatë.

Ish-ministri shprehet se zgjidhje teknike ka plot dhe duhet thjesht vullnet për të ndërhyrë në Kushtetutë, rishikuar të gjitha ligjet e reja jo konsensuale, për të pastruar strukturat e reja nga emra politikë, vulnerabël ndaj politikës dhe të zgjedhur kundër ligjit si dhe për ta kthyer vettngun në shtratin e gjykimit sipas provave dhe ligjit e jo hamendjeve dhe gjykimit popullor, aq më keq vendimmarrjes politike.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Propozimi im.

—————-

Shteti është në kolaps. Pushteti në zenit. Politika thjesht prodhon llafe.

Mendoj se fokusi është ndërtimi i shtetit.

Çdo gjë që:

  1. Shkëput strukturën e Vetting nga qeveria dhe faktorë të tjerë politikë;
  2. Ndihmon realisht në pastrimin e drejtësisë nga të paaftët, hileqarët dhe të poshtrit;
  3. Ndihmon për të ngritur sa më parë Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, me gjykatës të mirë dhe profesionistë;
  4. Pavarëson nga qeveria dhe politika, Prokurorinë dhe hetimin penal;
  5. Ndihmon për të ngritur sa më parë KLGJ, KLP dhe SPAK me emra e cv dinjitoze dhe jo me mbeshtetje politike;

Pra, çdo gjë që ndihmon në hartimin e një kalendari të ri veprimesh për ndërtimin e sistemit të PAVARUR të drejtësisë, ka patur dhe do ketë mbështetjen dhe kontributin tim modest!

Zgjidhje teknike ka plot.

Duhet thjesht vullnet për:

  1. Ndërhyrë në Kushtetutë (në nenet tranzitore )
  2. Rishikuar të gjitha ligjet e reja jo konsensuale;
  3. Pastruar strukturat e reja nga emra politikë, vulnerabël ndaj politikës dhe te zgjedhur kundër ligjit;
  4. Kthyer vettingu në shtratin e gjykimit sipas provave dhe ligjit e jo hamendjeve dhe gjykimit popullor, aq më keq vendimmarrjes politike!!!

Paralelisht duhet po i njëjti vullnet për të ndërtuar një sistem zgjedhor Të NDERSHËM dhe PËRFAQËSUES.

Ja, kaq duhet si për fillim!

Të tjerat vijnë vetë...

 

Të fundit