Flash News

KRYESORE

“Shteti i përfshirë në trafikun e drogës”, deputeti i PD paralajmëron Ballën dhe Spiropalin: Kemi përgjime të tjera

“Shteti i përfshirë në trafikun e drogës”,

Ditën e sotme u mblodh Komisioni i Integrimit, ku pjesë e debateve mes deputetëvë të mazhorancës dhe opozitës ishte edhe çështja ‘Xhafaj’.

Teksa deputeti Taulant Balla po akuzonte opozitën se nuk po kontriuon në këtë proçës të rëndësishëm, deputeti demokrat Edmond Spaho e paralajmëroi se do të publikohen video të tjera që implikojnë mazhorancën në trafikun e drogës.

I menjëhershëm ishte reagimi i Elisa Spiropalit, e cila tha se akuza të tilla janë të turpshme.

Pjesë nga debati:

Jonida Tabaku: Shqipëria është peng i krimit dhe atyre që sot organizojnë trafikun e drogës. Unë e kuptoj që qeveria është dorëzuar por ne do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë deri në fund.

Taulant Balla: Ju nuk keni kontribuar fare në këtë proces të rëndësishëm.

Edmond Spaho: Jeni shtet i kriminalizuar në palc. Përgjimin e ke atje kokë e këmbë dhe do të shikosh që deri ditën e shtunë do të kemi të tjera. Do të tregojmë me fakte si e keni mbrojtur dhe si është akoma i përfshirë në trafik droge.

Elisa Spiropali: Edhe të dilni publikisht e të thoni se po lobojmë më pas të thoni çelini negociatat me Noriegën edhe me kokat e krimit që janë në maxhorancë kjo është e turpshme.

Gent Strazimiri: Kjo është e vërteta e juaj kur flisni për Babalen, Fatmirin, Agronin,  luftën kundër krimit dhe kokainën e opozitës.  Edhe sikur të ishte e vërtetë, po të isha në Europë do të thoja: E kontrolloni  këtë territor? Ti je kryeministër? Opozita të bën 613 kg kokainë drogë dhe ti thua jemi gati për në Europë?! Largohuni se jeni të pafytyrë.

Musa Ulqini: Si ka mundësi që dhe një kasetë që është bërë në tetor duhej të ishte përdorur tani?

Në fund Komisioni miratoi programin tre javor të punës së tij për periudhën 31 maj-3 qershor.

Të fundit