Flash News

KRYESORE

Shteti i saj bllokoi negociatat, ambasadorja e Holandës mesazh shqiptarëve: Urime!

Shteti i saj bllokoi negociatat, ambasadorja e Holandës mesazh

Holanda është një prej tre shteteve që vendosi veto për të bllokuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, por në Tiranë ky vendim po u shitet shqiptarëve si fitore, ndonëse vendi ynë nuk ka bërë asnjë hap përpara në këtë proces.

Ambasadorja holandeze në Tiranë, Dewi van de Weerd ka reaguar pas këtij vendimi dhe në të njëjtën linjë si qeveria e drejtuar nga Edi Rama, ajo dërgon një mesazh urimi për shqiptarët, por pa sqaruar se për çfarë duhet festuar.

“Urime Shqipëria për këtë rrugë të pastër përpara”, shkruan De Weerd.

Holanda, Franca dhe Danimarka bllokuan dje negociatat me Shqipërinë pasi nuk janë të bindura për rezultatet e Qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Edi Ramës i janë vendosur tashmë kushte edhe më rigoroze për vitin 2019-të, çka do të thotë se hapja e negociatave vitin e ardhshëm nuk është e garantuar.

Të fundit