Flash News

KRYESORE

Shteti i zhvilluar aziatik shqyrton mundësinë e ndryshimit të emrit të vendit

Sipas raportimeve të mediave lokale, Filipinet janë duke shqyrtuar ndryshimin e emrit të vendit. Gazeta "Manila Bulletin" raporton se presidenti Rodrigo Duterte dëshiron të ndryshojë emrin e vendit nga Filipinet në “Maharlika”.

Duke folur për gazetarët, zëdhënësi presidencial i Filipineve, Salvador Panelo, tha se “Kushtetuta siguron që Kongresi mund të nxjerrë një ligj që mund të ndryshojë emrin e vendit dhe pastaj t’ia paraqes atë popullit për një referendum”.

Panelo theksoi se emri Maharlika ishte zgjedhur për të pasqyruar identitetin malaj të vendit. Ndryshe, vendi u emërua sipas Mbretit Filipi i II-të kur ishte koloni spanjolle.

Të fundit