Flash News

KRYESORE

"Shteti jemi ne”, Lubonja propozon moton kundër shembjes së Teatrit: Si mund të ndalen banditët me të cilët Rama pastron paratë

"Shteti jemi ne”, Lubonja propozon moton kundër shembjes së

Analisti Fatos Lubonja, duke folur për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar deklaroi se opozita ashtu edhe qytetarët, por edhe artistët kanë një kauzë për tu bërë të gjithë bashkë.

Sipas Lubonjës opozita duhet të bëjë rezistencë bashkë me qytetarët për të “ndaluar banditët me të cilët Rama po pastron paratë.”

“Aktorët janë gati të ruajnë godinën e Teatrit Kombëtar, por opozita nuk duhet ta shikojë çështjen e teatrit thjesht si teatër, se do vijë një ditë për shembjen e Teatrit dhe opozita duhet ta bëjmë simbol këtë ditë, simbol rezistence. Të dalin njerëzit, të bëjnë barrikadë, të bëhet aty një betejë për komunitetin, për fëmijët tanë. T’ju dilet përpara banditëve me të cilët Rama pastron paratë”,- tha Lubonja.

Sipas Lubonjës opozita duhet të zgjedhë një moto gjithëpërfshirëse.

“Duhet një projekt i një Shqipërie tjetër që ta asimilojnë njerëzit, atëherë s’ka burrë nëne që e shemb Teatrin se shkon gjithë Tirana atje. Më vjen në mendje një slogan : ”Shteti jemi ne”, pra e kam fjalën për ne qytetarët. Ky mund të ishte një slogan që njerëzit të bëhen pjesë”,- tha analisti.

Më 3 qershor u publikua në Fletoren Zyrtare Vendimi i Këshillit të Ministrave që autorizon ngritjen e komisionit për negocimin e kontratës me kompaninë private, që lejon prishjen e godinës së TK . Ky vendim është miratuar më 4 prill 2019 në Këshillin e Ministrave, por nuk është publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila së bashku me qytetarë  e artistë, ka protestuar kundër shembjes së teatrit prej 18 muajsh, është shprehur e vendosur se “do të mbrojë deri në fund teatrin, duke u përballur qoftë dhe fizikisht”.

Të fundit