Flash News

KRYESORE

“Shteti jeton në kurriz të të gjithëve”, çfarë nënkupton Sekretari i ri i Përgjithshëm i Sandër Lleshajt

Juristi Plarent Ndreca u emërua sot si Sekretar i Përgjithsëm i Ministrisë së Brendshme që drejtohet nga Sandër Lleshaj, duke zëvendësuar Dritan Palnikajn.

Disa orë para emërimit, Ndreca ka postuar një mesazh, paksa të çuditshëm, aq edhe realist në Facebook: “Gjithkush dëshiron të jetojë në kurriz të shtetit. Ata harrojnë se shteti jeton në kurriz të të gjithëve”, shkruan ai pa dhene me shume sqarime.

Ndreca vjen në këtë post të rëndësishëm, pas eksperienceve të ngjashme në Ministrinë e Mjedisit dhe ate te Arsmiti. Në një raport të KLSH-së, Ndreca dyshohej se i kishte shkaktuar bixhetit të shtetit një dëm prej 800 mijë eurosh.

Të fundit